Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha dje pas 10 vitesh ka zbritur në Shkup, pasi që nga 2006 ka qenë në malet e Karadakut për të ikur nga pushteti që dëshironte ta likuidoj.

Ai ka faleminderuar publikisht Muhamed Zekirin i cili ka shkuar në Tanushë dhe i ka thënë të zbres në Shkup pasi këtu më nuk do e prek njeri.

Me këtë deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri del mbi ligjin duke garantuar siguri.

Hoxha gjithashtu  ka thënë se as PDSh por as BDI nuk e ka bërë këtë që ka bërë Zekiri me urdhër të Zaev.