Rreth 3.000 persona të cilët do të fitojnë 7,596 denarë në muaj për të cilat  janë siguruar mjetet në Buxhet, janë përfshirë me propozim ligjin për falimentues që e miratoi Qeveria në seancën e mbrëmshme.

Siç kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, propozim ligji parashikon të përfshihen personat e papunë të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në ndërmarrjet me pronë dominuese shtetërore pas 1 janarit të vitit 1995, në përfundim me 31 dhjetorin e vitit 2016.

“Personi i papunë mund të fitojë të drejtën nëse i përmbush të paktën 15 vjet marrëdhënie pune në ndërmarrjet me pronë dominuese në shtete, i konfirmuar me M1/M2 formularët, nëse i është ndërprerë marrëdhënia e punës në ndërmarrje me pronë dominuese shtetërore, në bazë të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, nëse në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është në moshë prej të paktën 52 vjet (grua) apo 55 (burrë) nëse marrëdhënia e punës i është ndërprerë në përfundim me 31 dhjetorit të vitit 2016 dhe nëse ka realizuar të drejtën e kompensimit në para pas 1 janarit të vitit 1995 dhe i cili sipas realizimit të drejtës të kompensimit në para nuk është punësuar për një kohë të caktuar, gjegjësisht marrëdhënia e punës nuk i është ndërprerë sipas vullnetit dhe fajit të tij”, informon Ministria.

Sipas MPPS, një pjesë e dispozitave nga Ligji ekzistues, me të cilat rregullohet kjo çështje, e përfunduan funksionon e tyre dhe nuk kanë fuqi ligjore.