Me qëllim që të përforcohen kapacitetet e qendrave për punë sociale në Republikën e Maqedonisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në gazetat e përditshme “Slloboden peçat” dhe “Koha” janë shpallur thirrje publike për punësim të punonjësve social dhe kuadro tjera profesionale të nevojshme në 15 qendra për punë sociale.

1. Qendra për punë sociale në Shkup ka shpallur thirrje publike për 6 punonjës social:

2. Qendra për punë sociale në Kratovë ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social;

3. Qendra për punë sociale në Kavadar ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social;

4. Qendra për punë sociale në Kumanovë ka shpallur thirrje publike për 2 punonjës social;

5. Qendra për punë sociale në Radovish ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social dhe 1 pedagog;

6. Qendra për punë sociale në Shtip ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social dhe 1 psikolog;

7. Qendra për punë sociale në Tetovë ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social;

8. Qendra për punë sociale në Gostivar ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social;

9. Qendra për punë sociale në Manastir ka shpallur thirrje publike për 2 punonjës social;

10. Qendra për punë sociale në Strumicë ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social dhe 1 psikolog;

11. Qendra për punë sociale në Sveti Nikollë ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social;

12. Qendra për punë sociale në Dibër ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social;

13. Qendra për punë sociale në Negotinë ka shpallur thirrje publike për 2 punonjës social;

14. Qendra për punë sociale në Kriva Pallankë ka shpallur thirrje publike për 2 punonjës social;

15. Qendra për punë sociale në Dellçevë ka shpallur thirrje publike për 1 punonjës social.

Kjo është faza e parë nga punësimet e planifikuara të gjithsej 60 punonjësve social në periudhën e ardhshme, theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.