Majlinda Kelmendi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Xhudistja kosovare ka humbur mundësinë për ta fituar medaljen e Artë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Budapest.

Fitusja e medaljes olimpike është mposhtur nga japonezja, Ai Shishime në Kampionatin Botërorë në kategorinë 52 kilogramë.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa në kohën shtesë japonezja ishte më me fat.

Majlinda Kelmendi në garën për medaljen e bronztë do të ndeshet me Erika Mirandan nga Brazili.