Jose Mourinho është shumë i lumtur me kthimin e Zlatan Ibrahimovicit në Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i bindur se Zlatan Ibrahimovic do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Ai tha se Ibra do të ndihmojë skuadrën në pjesën e dytë të këtij sezoni.

“Pas kontributit sezonin e fundit, ai e ka merituar besimin tonë, por ne duhet të jemi të durueshëm për kthimin e tij”, tha fillimisht Mourinho për faqen e Unitedit.

“Ne jemi shumë të lumtur që një lojtar më përvojë si ai është kthyer te ne. Nuk kam asnjë dyshim se ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne në pjesën e dytë të sezonit”