Keqpërdorime nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe nga kryesuesi me seancën konstituive të Kuvendit, konstaton Asociacioni qytetar MOST në raportin e dytë të projektit “Qytetarë të përfshirë për Kuvend përgjegjës dhe transparent”.

Në raportin e publikuar sot qëndron se për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë parlamentare seanca konstituive ka zgjatur 22 ditë pune në periudhë prej pesë muajsh, përkundër 1 deri në 2 ditë të zakonshme.

Sipas MOST-it, zvarritja e seancës konstituive është meritë e shkeljeve të shumta të Rregullores që ka shkaktuar anulim të transferit të pushtetit, gjegjësisht paralizë të pushtetit ligjdhënës dhe ekzekutiv. Seanca konstituive ka përfunduar pesë muaj nga fillimi me ç’rast, për aq është anuluar edhe formimi i qeverisë së re.

“Arsyeja për këtë është keqpërdorimi i të gjithë llojeve të fjalimeve nga deputetët: diskutim, replikë, kundër-replikë dhe fjalim procedural. Të gjithë deputetët nga koalicioni VMRO-DPMNE (51) janë paraqitur për të folur, prej të cilëve 16 e kanë shfrytëzuar të drejtën e diskutimit deri më 27 prill. Vetëm njëri nga folësit i është përmbajtur pikës së rendit të ditës – zgjedhja e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Rregullorja është shkelur në 1.566 nga gjithsej 1.812 fjalime (86 për qind), ndërsa më së shumti është shkelur nga ana e deputetëve të koalicionit VMRO-DPMNE, me 1.352 shkelje (86 për qind nga numri i përgjithshëm i shkeljeve), me ç’rast pason LSDM-ja me 148 shkelje (9 për qind nga numri i përgjithshëm i shkeljeve”, njofton MOST.

Në pajtueshmëri të Raportit, në asnjërin nga 1.566 fjalimet në të cilët është shkelur Rregullorja kryesuesi nuk i ka marrë të drejtën të debatojë ndonjë deputeti, me ç’rast nuk e ka penguar shkeljen e Rregullores. U është tërhequr vëmendja pesë deputetëve të koalicionit LSDM fjalimet e të cilëve nuk e kanë shkelur Rregulloren.

Në shtatë fjalime të deputetëve të koalicionit VMRO-DPMNE kryesuesi ia ka tërhequr vëmendjen më shumë se dy herë, por nuk ia ka marrë të drejtën të debatojë. Nga ana tjetër, ai të drejtën ua ka marrë katër herë, dy herë pa dhe dy herë me një tërheqje vëmendje, me ç’rast e ka shkelur rregullën për tërheqje vëmendje të dyfishtë para marrjes së të drejtës të debatojë.

“Kryesuesi me seancën konstituive e ka keqpërdorur pozicionin e saj me ç’rast nuk ka intervenuar kur deputetët e koalicionit VMRO-DPMNE e kanë shkelur Rregulloren dhe/ose në mënyrë joadekuate ka reaguar në raste kur deputetët nga koalicioni LSDM kanë folur pa e shkelur Rregulloren”, shkruan në Raport.

Ky është raporti i dytë nga monitorimi i punës së Kuvendit të RM-së që e përgatiti MOST, ndërsa lëndë e observimit është seanca konstituive, gjegjësisht fjalimet e deputetëve dhe mënyra me të cilën kryesuesi e ka udhëhequr seancën.

Projekti “Qytetarë të përfshirë për Kuvend përgjegjës dhe transparent” do të realizohet deri në mars të vitit 2018 dhe parashikon publikim të raporteve periodike për Indeksin e përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitetit të Kuvendit të cilët duhet t’i informojnë opinionin, mediat dhe organizatat qytetare për punën e deputetëve, si dhe për mënyrën me të cilën Kuvendi e ushtron rolin e saj të rregulluar me Kushtetutën e RM-së.