Morena Taraku është duke kaluar pushime luksoze në kryeqytetin italian Romë

Por, duket se këngëtarja dhe bukuroshja kosovare mund të mos jetë vetëm atje.

Në një foto që ka postuar në Instagram, Morena ka treguar një buqetë të madhe lulesh e që indirekt i kërkon ndonjë xhentëlmeni që t’ja dhurojë një të këtillë asaj.

Bukuroshja, për të cilën flitet shpesh për jetën e saj private, ende thotë se është single, por që vendet që viziton zakonisht janë të dedikuar për të kaluar netë romantike në çift.

Si duket, Morena po dëshiron që të dashurin ta mbaj për vete dhe mos ta tregojë atë për media.