ransferimi i Alvaro Moratas në Premierligë po del të jetë i qëlluar për spanjollin.

Morata, këtë verë për 80 milionë euro u transferua nga Real Madrid te Chelsea, për t’u bërë blerja më e shtrenjtë e londinezëve, e në anën tjetër shitja më e shtrenjtë e ‘Los Blancos’.

Por, Moratas i kanë mjaftuar dy ndeshje në ‘Stamford Bridge’ në fanellën e Chelsea, për të hyrë në histori të Premierligës.

24 vjeçari spanjoll, është bërë futbollisti i parë në histori të Premierligës që arrin të asistoi dhe shënoi në njërën nga dy ndeshjet e para në shtëpi për skuadrën e tij.