Emre Mor është shumë pranë largimit nga Borussia Dortmund

Transferimi i anësorit ukrainas, Yarmolenko ka bërë që Emre Mor të kërkojë largimin nga Borussia Dortmund.

Fillimisht për lojtarin ishin interesuar tri skuadrat italiane, Inter, Roma dhe Torino, por tashmë në garë për lojtarin është një tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për Celta Vigon, e cila është shumë pranë transferimit të anësorit turk, shkruajnë mediat turke.