Me vështirësi, por pa pasoja false, Milani kundër Cagliarit mori tjetër fitore me 2:1 në këtë fillimsezoni.

Suksesi sipas trajnerit kuqezi erdhi pas shumë vuajtjeve: “Po, kjo ishte një ndeshje e vështirë dhe ne e dinim këtë, por unë mendoj se fitorja është e merituar,– tha trajneri i Milanit, pas ndeshjes. – Morëm tri pikë të rëndësishme, gjithashtu. Ne e filluam mirë, por pas 1-0 e ngadalësuam ritmin, duke i dhënë besim Cagliarit në fushë. Patjetër, kemi nevojë për ta përmirësuar vazhdimësinë e lojës dhe menaxhimin e saj. Mendoj se vuajtja është normale në këtë fazë të sezonit. Suso e di se në Milano të gjithë e vlerësojmë shumë dhe kurrë nuk kemi menduar të nxjerrë në shitje. Një kompliment i madh shkon për Montolivo. Riccardo  ishte i shkëlqyer. Ai bëri një performancë të jashtëzakonshme”.