Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Shkëndijës, ku ka paralajmëruar shumë ndryshime në formacion.

Ai tha se arsyet e këtyre ndryshimeve janë të shumta, por kryesorja është fitorja e thellë në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 6-0.

“Nesër do të bëjë disa ndryshme në formacion. Deri në dhjetor do të luajmë çdo tre ditë”, tha fillimisht Montella.

“Do të jetë ndeshje e ndryshme, sepse Shkëndija luan në shtëpi. Kjo është një mundësi për ne që të tregojmë përmirësimet që kemi bërë”.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit do të zhvillohet nesër në Shkup në orën 20:45.