Vincenzo Montella e sheh Shkëndijën skuadër shumë më të rrezikshme se Craiova. Trajneri i Milanit thotë se ndeshja në “San Siro” ndaj Shkëndijës, varet e gjitha nga paraqitja e Milanit, derisa lavdëroi skuadrën shqiptare për mënyrën se si luajnë.

“Diferenca mes Shkëndijës dhe Craiovas? Shkëndija ka zhvilluar më shumë ndeshje zyrtare se ne, duke përfshirë edhe raundet paraeliminatore të Europa League.

Pas asaj, ata fituan ndaj kampionëve aktual të Maqedonisë. Kanë ide të qartë se si të luajnë, të sulmojnë. Kanë lojtarë të talentuar dhe të paparashikueshëm, si Ibraimi.

Ndeshje e komplikuar? Varet nga ne. Ata janë shumë të organizuar, por ne duhet të mendojmë për objektivat tona”, deklaroi Montella.