Vincenzo Montella ka thënë se do të udhëtojë me lojtarët më të mirë për ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës

Pavarësisht se Milan fitoi ndeshjen e parë 6:0 ndaj Shkëndijës në kualifikimet për Europa League, trajneri Vincenzo Montella tha se në Maqedoni do të udhëtojnë me lojtarët më të mirë.

Ai tha se ndeshjen e kthimit do ta marrin shumë seriozisht dhe do të luajnë me lojtarët më të mirë.

“Ndeshjen e kthimit do ta marrim shumë seriozisht, pasi do të luajmë me lojtarët më të mirë, me ata që luajtën sonte”, tha Montella gjatë konferencës për media.

Ai po ashtu tha se sonte nuk e priste një fitore kaq të lehtë, por të gjithë e dimë se çfarë vlerë kanë lojtarët e tij.