Këngëtarja Argjentina Ramosaj këto ditë po pushon bashkë me bashkëshortin dhe djalin Noah.

Si rrallëherë, Argjentina ka sjellë disa imazhe atraktive nga plazhi, ku u shfaq e veshur me bikini.

Së fundi, ajo publikoi një foto familjare ku çifti kanë pozuar pranë pasqyrës, ndërsa Noah i vogël nuk i vinte vëmendjen fotografisë dhe vazhdonte të argëtohej.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Argjentina Ramosaj është ‘Pse’.