Sapo mediat dhe portalet aluduan për një lidhje të mundshme mes dy këngëtarëve, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, pas fotos që ky i fundit postoi në Instagramin e tij nga një koncert në Ulqin, i menjëhershëm ishte reagimi dhe mohimi i çiftit.

Sipas tyre, dalja në foto me një koleg, nuk do të thotë domosdoshmërisht të jenë në një lidhje dashurie. Parimisht, kishin të drejtë, por ja që nuk kaloi shumë kohë dhe u zbulua se fotoja e tyre bashkë nuk paska qenë thjesht vetëm një foto kolegësh. Ishte një shkëndijë…

Seldi dhe Mimoza, tashmë janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar. Deri tani ishin vetëm aludime, por mediat nuk e lan me aq, ato publikuan disa foto nga pushimet e tyre, te cilat vërtetojn plotësisht se çifti po jeton në një romancë që mund të jetë në fillimet e vete e ndoshta kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja e mohimit të menjëhershëm.

Siç duket nga foto, Seldi dhe Mimoza janë duke pushuar në plazhet e jugut. Të kapur prej dore, këngëtarët janë duke biseduar të shtrirë në shezlong. Burime për Blitz.al tregojnë se dy këngëtarët kanë qenë gjatë gjithë kohës duke shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje, që na lë të kuptojmë se tashmë janë çifti e po shijojnë dashurinë. Apo ka akoma vend për dyshime?