Mund të jetë ndoshta, sezoni me më shumë ndryshime në televizionet shqiptare.

Emra që kanë punuar prej vitesh në një televizion, po zgjedhin të zhvendosen diku tjetër; çdo e mirë e ka një fund.

Për këtë edhe gazetari Eni Shehu vendosi të largohet nga televizioni ku punoi për 5 vite, “ABC News”. Jemi mësuar që pasditeve të verës ta shikojmë tek “Edicioni veror” se çfarë bëhet nëpër jug, duke promovuar plazhet dhe turizmin shqiptar; duke parë kush pushon, ku po pushon, por siç tregon i pyetur nga Anabel, është koha për të kaluar në një etapë të re.