Egla Harxhi u bë e njohur si fituesja e ‘Miss Albania 2007’, por që tashmë ka fituar famën si modelja shqiptare që nuk ka turp të zhvishet dhe të pranojë se është në një lidhje treshe (dy femra dhe një mashkull).

Egla ka qenë në qendër të vëmendjes së pushuesve në bregdetin e jugut, në Drimadhes, pasi ndryshe nga shumica e pushuesve, ajo ka vendosur të bëjë plazh topless së bashku me partneren e saj, edhe ajo topless.

Në një interviste për ‘Edicionin Veror’ në “Abc News”, Egla Harxhi shprehet se ndihet komode në harmoni me natyrën dhe nuk e ka problem që bën plazh topless, edhe pse Shqipëria nuk ofron një plazh të tillë.

Madje gjatë intervistës ajo ka zbuluar se është shtatzëne, ndërsa ka prezantuar partneren e saj Alesia dhe partnerin Jarl Ale De Basseville, i cili është babai i fëmijës dhe i dashuri i përbashkët i tyre.