Shpeshherë prindërit e rinj gjenden të papërgatitur kur bëhet fjalë për mirëkujdesjen e fëmijëve, më konkretisht lidhur me kujdesin shëndetësor të tyre. Mungesa e informacionit, por edhe të qenit të përfshirë emocionalisht bën që ata të harrojnë disa shenja e simptoma që dërgon një foshnje e vogël kur nuk ndihet mirë. Në artikullin e sotëm Living ju njeh me 7 simptomat që nuk duhet t’i injoroni kurrë:

1.Ndryshime në madhësinë e një nishani

Në qoftë se vini re se në trupin e foshnjes suaj shfaqet një nishan asimetrik me madhësi mbi 6 mm që ndryshon vazhdimisht ngjyrë ose nishani ekzistues është zmadhuar, duhet të komunikoni menjëherë me mjekun.
2.Rënie e papritur e flokëve
Rënia e flokëve është një fenomen mëse i zakonshëm tek të rriturit, por kur ndodh tek fëmijët duhet të flisni menjëherë me një pediatër pasi kjo gjë ndodh për shkakt të mungesës së vitaminave.
3.Ndryshime në humor dhe në sjellje
Mungesa e oreksit, shqetësimet me gjumit apo problemet me lëvizjes janë tre arsye shumë të rëndësishme për t’u konsultuar me një mjek.
4.Rritje e madhësisë së kokës
Fontanela është një membranë e fortë e cila ndodhet në vrimat e kafkës të foshnjes të porsalindur. Ekzistojnë dy fontanela: fontanela e madhe apo e përparme, e cila ndodhet në majë të kokës dhe mbyllet kur foshnja bën një vjeç, dhe fontanela e prapme, mbyllja përfundimtare e së cilës bëhet në muajin e tretë të foshnjes.Tregoni kujdes pasi rritja e madhësisë së kokës mund të lidhet me sëmundje të ndryshme.
5.Vështirësi në dëgjim
Në qoftë se fëmija juaj nuk reagon ndaj zhurmave apo thërritjes së emrit, me siguri fëmija juaj ka ndonjë problem me dëgjimin.
6.Etje e vazhdueshme
Në qoftë se vini re që fëmija juaj ka nevojë të vazhdueshme për të pirë, si për shembull çdo 15 minuta, duhet të konsultoheni sa më parë me një mjek.
7.Gërhitje me zë të lartë
Gërhitja e qetë nuk është një shenjë e rrezikshme. Megjithatë, gërhitja me zë të lartë tregon probleme frymëmarrjeje. Mos i injoroni këto shenja pasi lidhen me ndonjë infeksion të mundshëm