Zharko Mitrevski nuk e pranon kryetarin e LSM-së, Darko Dimovski. Ai e akuzon ministren e MPPS-ës, Mila Carovska, me arsyetimin se e sulmon institucionin dhe se do të ngrejë padi penale ndaj saj.

Mitrevski tha se do të ngritë padi penale edhe kundër drejtoreshës së Regjistrit qendror.

Darko Dimovski sot zyrtarisht e ka marrë funksionin për kryetar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Këtë mëngjes para dyerve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ndodhur dramë e vërtetë, kur drejtori i ri i LSM-së, Darko Dimovski, me punëtorët e tij erdhi për ta marrë funksionin e ri nga udhëheqësi i deritanishëm i sindikatave, Zhivko Mitrevski.

Me vendimin në dorë, Dimovski edhe pse tentoi u ndalua të futet në zyrën e LSM-së. Pas ngjarjeve që ndodhën u thye xhami i derës hyrse, me çka intervenoi edhe policia.