Taylor Swift po paralajmëron diçka madhështore, dhe neve mendja na shkon tek albumi i saj i gjashtë (i cili nuk ka ende ndonjë datë zyrtare të publikimit).

Burimet kanë treguar për Variety se këngëtarja 27-vjeçare ka gati këngë të reja, por ende asgjë nuk është konfirmuar. Nuk dihet nëse Taylor po sjellë një këngë, gjithë albumin apo ndonjë videoklip.

Fansat menduan se albumi i ri i këngëtares do të publikohej javën e kaluar, kur Taylor hoqi të gjitha fotografitë dhe postimet nga të gjitha rrjetet sociale.

Tani, këtë javë, Taylor ka publikuar video të një gjarpri. Fillimisht ajo postoi bishtin e gjarprit, pastaj trupin, dhe sot më në fund, postoi edhe kokën e tij.

Se për çfarë po bëhet fjalë, na tregon koha…