Temperaturat ne Sao Paolo arritën kulmin të hënën, kur bukuroshe brazilian me bikini ekspozuan hiret e tyre para zhvillimit të konkursit Miss Bumbum, që kurorëzon të pasmet më të bukura të vendit.

Në vitin e tij të 6, konkursi ku garojnë përfaqësuese nga të 27 shtetet e Brazilit pati qindra aplikime. Por të përzgjedhurat për finalen e madhe të nëntorit do të jenë vetëm 15.

Organizatori dhe gazetari Cacau Oliver tha se eventi synonte ekspozimin e atyre që i konsideroi mrekullive braziliane. Sipas Oliver, konkursi përfaqëson idealin e bukurisë braziliane, e në të marrin pjesë edhe gra me aftësi të kufizuara.

“Natyrisht që ne mund të flasim për konkursin bum-bum si marketing, si një lloj kartolinë e të grave braziliane, por ne flasim edhe për bukurinë dhe gjithë përfshirjen sociale”

Garueset në konkursin Miss Bumbum duhet të provojnë se nuk u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të modifikuar të pasmet e tyre.