Është personazh i dashur për publikun shqiptar jo vetëm për artin e saj, por edhe historinë e saj të dashurisë me këngëtarin Alban Skënderaj, me të cilin ka dhe një vajzë.

Ditën e djeshme ajo paralajmëroi përmes një foto të publikuar në Instagram se së shpejti do të kthehej me projekte të reja, por gjatë ditës së sotme i ka prekur të gjithë me një foto tjetër.

Ajo ka treguar dorën e saj dhe të vogëlushes Ameli ku secila në pulsin e dorës kishte nga një tatuazh domethënës, Miriami një zemër ndërsa vogëlushja një flutur.

“Pëshpërit të dua një fluture…dhe ajo do të fluturojë në qiell për ta dhënë mesazhin tënd,”-ka shkruar krahas fotos këngëtarja. Që pas lindjes së Amelisë, Miriami u shkëput disi nga karriera e saj, por tashmë duket se ka ardhur koha të rikthehet.