Një 30-vjeçar nga fshati Shtuf i Mirditës, Vitor Gjoka, pas një sherri me fqinjin e tij L.M. 24 vjeç, mbrëmjen e së dielës i ka shkrehur automatikun afër shtëpisë për ta frikësuar dhe pas kësaj është zhdukur nga fshati.

Policia e Lezhës është njoftuar em telefon në sallën operative mesnatën e së dielës duke gdhirë e hëna për ngjarjen dhe menjëhërë ka nisur një operacion për të penguar përshkallëzimin e situatës.

Policia njoftoi se pas informacioneve të të marra në rrugë policore për lokalizimin e autorit si dhe një operacioni të mirëorganizuar për krehjen e zonës , më datë 7 gusht ka mundur ta kapë në flagrancë  shtetasin Vitor Gjoka së bashku me armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë  zjarri automatik, një krehër dhe 48 fishekë.

Gjoka tashmë akuzohet për veprat penale ” Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.