Një 25- vjeçar është arrestuar në fshatin Fan në Mirditë, pasi ka kanosur me armë një bashkëfshatarin e tij,  53 vjeç, duke shtënë në ajër.

Në pranga ka përfunduar Pashk Marku, i cili po tentonte të largohej jashtë vendit nga puka kufitare e Kapshticës.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë konflikt, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mbi 25- vjeçarin rëndon akuza e “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të municionit luftarak”, si dhe ajo e “Kanosjes”.

Njoftimi i policisë:
Kanos me armë zjarri automatik një shtetas , kapet dhe arrestohet nga policia

Më datë 21.08.2017, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në fshatin Fan në Mirditë ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se për motive të dobëta, shtetasi Pashk Marku , 25 vjeç, banues në fshatin Fan në Mirditë, ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin M.P. 53 vjeç , banues në fshatin Fanë në Mirditë, duke gjuajtur në ajër .

Falë veprimeve të shpejta policore e të mirëorganizuara , në bashkëpunim me shërbimet policore kufitare Kapshticë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit Pashk Marku, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në tentativë për të kaluar jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Kanosja” parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Global