Ka shumë njerëz që pasi ndahen nga e dashura apo i dashuri, nuk mbajnë aspak lidhje me të dhe çdo gjë i përket të shkuarës.

Por, ekziston 60% e njerëzve që ende mbajnë kontakte me ish-partnerin.

 Studiuesit kanë bërë një studim për këtë çështje, nëse të mbash kontakte me ish-in është diçka pozitive apo negative.

Studiuesit nga Universiteti i Kansas në SHBA, kanë intervistuar më shumë se 170 gra dhe 110 burra. Ata gjithashtu bënë një eksperiment të dytë me 300 gra dhe 250 burra, e që në fakt konfirmuan rezultatet e pyetësorit të parë.

Studiuesit kanë arritur në konkluzionin se ekzistojnë 4 arsye përse dikush përpiqet që të mbajë kontakte me ish-partnerin pas ndarjes.

Arsyeja e parë, të mbash kontakte pas ndarjes për shkak të ndjenjave romantike që mund të ekzistojnë akoma, mund të rezultojë paradoksalisht në një miqësi që zgjat shumë në kohë.

Arsyeja e dytë, është sepse nuk duan që të humbasin mbështetjen e ish-partnerit/es, besimin dhe këshillat e tyre. Këto miqësi ka tendencë që të jenë pozitive, por nuk dihet nëse zgjasin shumë apo pak.

Arsyeja e tretë është praktike, që do të thotë se kjo ndodh kur ish-partnerët kanë fëmijë së bashku, financa apo angazhime të tjera që i mbajnë detyrimisht të lidhur.

Dhe arsyeja e katërt është se dikush mund të mos dojë të lëndojë ndjenjat e dikujt tjetër. Sipas studiuesve, ata që qëndrojnë miq për shkak të dëshirave të pazgjidhura romantike, rezulton negative. Kurse ata që qëndrojnë miq për shkak të arsyeve praktike, ka rezultate më pozitive.

Në thelb, studiuesit gjetën se arsyet joemocionale shoqërohen me marrëdhënie më të mira dhe më të frytshme.