Shumica e komunave të cilat në pëlqim me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal janë themelues të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore, nuk i paguajnë detyrimet për bashkëfinancimin e tyre, me çka vihet në pikëpyetje pagesa e rrogave dhe qëndrueshmëria e Qendrave, informojnë nga Minsitria e Vetëqeverisjes Lokale.

Informatën thonë minsitrit të Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliut ia kumtuan udhëheqësit e tetë Qendrave për zhvillim të rajoneve planore.

“Në takim, në të cilin i pranishëm ishte edhe sekretari shtetërorë Kiril Partallov, udhëheqësit  e Qendrave vunë në dukje se problemi është i pranishëm vite me radhë, ndërsa ka komuna që nga themelimi e deri tani, në tetë vitet e fundit, asnjëherë nuk e kanë përmbushur  detyrimin e tyre ligjor për  bashkë-financimin e Qendrave, edhe pse në të njëjtat komuna realizohen projekte të programeve për zhvillim rajonal me mjete nga buxhetit qendror”, thuhet në kumtesë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Fazliu, tha se këto kushte nuk do të tolerohen në të ardhmen dhe duhet të gjendet zgjidhje e shpejtë e cila  do tu sigurojë Qendrave funksionim të vazhdueshëm.

Sekretari shtetërorë, Kiril Partalov theksoi se në aspektin e zgjidhjes së këtyre çështjeve është edhe Vendimi i Qeverisë për ndryshimin e statusit të punonjësve të Qendrave në administratorë shtetërorë, si dhe ndryshimin e  metodave të financimit. Deri në zgjidhje të tilla do të vijë me ndryshimet legjislative për të siguruar një zgjidhje sistematike të problemeve, e jo të  përsëriten çdo vit.

Nga  ky takim rezultoi që çdonjëra nga Qendrat të përgatisë informacion deri në Ministrinë për vetëqeverisje lokale për obligimet e parealizuara nga secila komunë veç e veç, si dhe sugjerime nga ana e Qendrave për zgjidhjen e  problemeve të akumuluara.

Pas shqyrtimit të situatës së përgjithshme dhe propozimeve të Qendrave, shumë shpejt, para zgjedhjeve lokale, Ministria për vetëqeverisje lokale do ti qaset zgjidhjes afatgjate dhe sistematike të çështjes së funksionimit të qëndrueshëm të Qendrave për zhvillim të rajoneve planifikuese.