Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu zhvilloi takim pune me drejtorin e Agjencionit për arsim europian dhe mobilitet, Darko Dimitrov.

Në kuadër të këtij takimi, u diskutua implementimi i programit ERAZMUS+ si dhe iniciativa të tjera të cilat janë në kompetenca të këtij Agjencioni.

Poashtu, në këtë takim, u shqyrtuan edhe mundësitë të cilat u ofrohen istitucioneve të arsimit të lartë në Programin ERAZMUS+.

Vlen të theksohet se Universitetit të Tetovës i janë ndarë grante që tejkalonë shumën prej 250.000 eurove dhe do të implementohen gjatë dy viteve të ardhëshme. Këto grante do të mundësojnë studentëve dhe stafit arsimor zgjerimin e diturive dhe krijimin e kurikulumit të ri të ciklit të dytë të studimeve interkulturore.