Ministria e Shëndetësisë përgatit pako të re të masave për t’i mbajtur mjekët e rinj në vend, e jo të largohen për të punuar në klinikat në Gjermani dhe Zvicës, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari gjatë vizitës në Spitalin klinik në Shtip.

Ai theksoi se për katër vite Maqedoninë e kanë braktisur 1.000 mjekë të rinj, midis të cilëve, siç tha, edhe studentët më të mirë të fakultetit mjekësor në vend.

Ministri i Shëndetësisë vëren se në të gjitha spitalet në vend ka benefit nga mjekët dhe personeli mjekësor. Paralajmëroi se së shpejti edhe vulat e specializantëve do të fillojnë të vlejnë për. siç tha, zgjidhjen e këtij problemi dhe shtoi se janë në koordinim me Odën e mjekëve.

“Shpresoj se para ose pas Vitit të Ri do të fillojë, gjegjësisht do të votohet Ligji i ri për mbrojtje shëndetësore”, tha Taravari.

I pyetur kur mjekët dhe personeli mjekësor do të marrin paga më të larta siç iu ishte premtuar, Taravari u përgjigj se nuk e kanë harruar këtë premtim.

Pakoja e re e masave, siç tha, veç më përgatiten dhe punohet së bashku me sindikatat dhe Odën ekonomike.