Qeveria në seancën e mbrëmshme  i porositi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe atë të Financave, së bashku me HM Transport SH.A. – Shkup të gjejnë zgjidhje të përhershme për gjendjen financiare në ndërmarrje dhe mbulim të humbjeve.

Siç kumton pres-shërbimi qeveritar, Qeveria i shqyrtoi raportet e NP HM Infrastruktura dhe të Hekurudhave të Maqedonisë – Transport SH.A. – Shkup për punën në kuartalin e parë të këtij viti, ndërsa pikë e veçantë e seancës ishte kërkesa e Hekurudhave të Maqedonisë – Transport SH.A. Shkup, Qeveria të marrë vendim për dhënie të ndihmës financiare për këtë shoqatë aksionare për përmirësim të gjendjes financiare dhe mbulim të humbjeve deri në fund të vitit.