Shteti nesër do të marrë borxh të ri prej 44.7 milionë euro në tregun e brendshëm financiar. Sipas paralajmërimeve, ministria e financave do të lëshojë letra shtetërore 12 muajshe në vlerë prej 27.3 milionë euro dhe letra me afat arritje për pagesë prej 5 dhe 15 viteve në shumë të përgjithshme prej 17.4 milionë euro. Pasnesër shteti duhet të kthejë 32.5 milionë euro borxhe të vjetra dhe 7.8 milionë euro plotësuese deri në fund të muajit. VMRO-DPMNE e akuzoi qeverinë se për çdo ditë qytetarët i ngarkon me borxh prej 1 milionë euro e gjysmë në ditë. Nga LSDM-ja përgjigjen se qeveria e re përgjegjshëm menaxhon me paratë për dallim nga qeveria e DPMNE-së e cila qytetarët i fuste në borxhe për luks dhe përmendore./Alsat-M