Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi nga Spitali i Shtipit, përmes së cilave thotë se dëshmon gjendjen katastrofale në këtë spital.

“Nuk ka nevojë për demant ndaj pres konferencave të opozitës. Këto janë pasojat e politikave shëndetësore të gabuara të pushtetit që shkoi. Foto prej Spitalit të Shtipit… 1 fotografi vlen më shumë se 1000 fjalë!”, shkruan Taravari, si përgjigje ndaj pres-konferencës së VMRO-DPMNE-së përmes së cilës partia opozitare e akuzoi ministrin për gjendjen e vështirë në shëndetësi.