Ministri  për tërheqjen e Investime të Huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë z. Ramiz Merko dhe zv.Drejtori i Zonave Tekonologjike Zhvillimore Industriale z. Asip Useini, vizituan Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në rajonin e Strugës, ata u pritën nga përfaqësuesi i kompanisë ODW Elektrik z. Ognen Cubalevski.

Menaxheri i kompanisë, njoftoi intenzitetin e punës dhe projekteve zhvillimore që kanë në Maqedoni. Gjatë takimit, Cubalevski, prezentoi plan programin e tyre për zgjërimin e dy (2) reparteve të rjeja, ku me finalizimin e projektit, sipas tij numri i të punësuarëve do të riten deri në 400.

Gjatë kohës së vizitës në hapsirat e kompanisë, ministri nga afër u informua me proçesin prodhues, trajnimit e të punësuarëve dhe intenzitetin e punës të kompanisë.

Pikat kyçe e takimit ishin rezulltatet e investimeve deritanishme, zgjërimi i prodhimtarisë të punës dhe aplikimet e reja. Gjithashtu  njoftimi mbi rregulloren e re që do të pasojë së shpejti për lehtësimin e investitorëve të huaj.

Zona zhvillimore ekonomike e Strugës, shkon drejt kompletimit të infrastrukturës rrugore dhe furrnizimit me ujë, ku për një kohë të shkurtë do të përfundohet, deklaroi Merkoja.

“Me formimin e Qeverisë së re reformatore dhe klimës pozitive në vend, janë shpeshtuar interesimi i kompanive të huaja në keto zona. Si rezulltat i kësaj është një kompani e re Turke, të cilës është rezervuar një parcel në këtë zone, ku kompania është në fazën e përfundimit të aplikimit për investim, me çka në Zonën Industriale në Strugë, numri i të punësuarëve duhet të arrij deri në 3000 vende pune, për vite në vit.theksoi ministri Merko.

Kompania ODW Elektrik sot nën ombrellën e vetë punson 210 persona me kualifikime të ndryshme, ku në vazhdim të zgjërimit të kompanisë do të punsojë edhe 400 vende të reaj pune. Ftohen Struganët që ti bashkangjiten kësaj thirje, shembull tipik është Ludrim Dalipi, inzhinier i makatronikës në këtë kompani, i cili thekson që profesionaliteti dhe vullneti për punë është prioritet në ODW Elektrik.

“Në mes tjerash është për t’u admiruar edhe puna e Muamer Reçit, investitor nga SHBA’ja, i cili shpreh interes për hapjen e një reparti në prodhimin e produkteve higjienike (pastë dhëmbësh, shampona, sapun i lëngshëm) e liçencuar nga brendi Collgate. Gjatë bisedimeve dhe kontakteve disa mujoreshe me digasterin që unë drejtoj, z. Reçi ka vendosë që të Investojnë në rajonin e Strugës ku sipas projektit fillestar dhe analizave të tyre bazike do të investohet reth 4 deri me 5 miljon euro dhe fillimisht do të realizojnë 100 vende të reja pune, ku në vazhdimësi ky numër do të arrij deri në 250” informoi ministri Ramiz Merko.