Ministri i Angazhuar për Investime të Huaja Adnan Qahil, në ftesë të presidentit francez Rexehp Taip Erdogan, mori pjesë në solemnitetin me rastin e 946 vjetorit nga Beteja pranë Malazgirt.

Qahil, siç informojnë nga kabineti i tij, në solemnitetin këtë fundjavë në qarkun Malazgirt ka marrë pjesë me ftesë të Erdoganit, së bashku me një numër të madh të funksionarëve turq, mes të cilëve edhe gjenerali i Armatës Hulusi Akar, zëvendëskryeministri Rexhep Akad, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu dhe ministri i Punëve të Brendshme Sulejman Sojlu.

Presidenti i Republikës së Turqisë, në bisedat e ndërsjella siç qëndron në kumtesë, ka theksuar se e mbështet Qeverinë e re të udhëhequr nga Zoran Zaev dhe pjesëmarrjen pa rezervë të Partisë së Lëvizjes të Turqve në Maqedoni në Qeverinë e RM-së.

Kjo datë e rëndësishme nga historia turke shënohet me manifestime të mëdha dhe solemnitete me çka i jepet respekt betejës së njohur me të cilën turqit i kanë hapur dyert e Anatolisë.