Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl  Fazliu sot realizoi takim protokollar me zëvendës ambasadorin e Britanisë në Shkup,  z. Paul Edvards.

Në këtë takim, ministri Fazliu e njoftoi zv. ambasadorin britanik me përcaktimet prioritare, programore dhe ligjore të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, me  vazhdimin e proceseve dhe aktiviteteve të filluara që kanë të bëjnë me thellimin e demokratizimit të shoqërisë përmes decentralizimit të pushtetit lokal, rritjen e kompetencave të komunave dhe zhvillimin e tyre kadrovik dhe ekonomik.

Në këtë drejtim, theksoi ministri Fazliu, jemi të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht në krijimin e kushteve dhe standardeve më të avancuara në njësitë e vetëadministrimit lokal me qëllim që qytetarët të kenë ndikim të drejtpërsëdrejti  në vendimmarrje dhe në përfitimin e shërbimeve më cilësore dhe të thjeshtësuara. Ai ritheksoi ndihmën pa rezervë të bashkësisë ndërkombëtare për realizimin e shumë aktiviteteve dhe projekteve të deritashme, që kanë rëndësi të veçantë edhe për Ministrinë për vetëqeverisje lokale, duke i shprehur  BE-së, në këto suaza edhe Britanisë, mirënjohje për kontributin e deritashëm në rrugëtimin e Maqedonisë në familjen evropiane.

Zëvendës ambasadori Edvards falënderoi ministrin Fazliu për takimin e realizuar dhe shfaqi shpresën për bashkëpunim më të thelluar në të ardhshmen.