Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim lamtumire me ambasadoren e Egjiptit në Republikën e Maqedonisë me seli në Sofje, Manal Jehia El Shinavi.

Ministri Dimitrov, siç kumtoi MPJ, ka shfaqur falënderim dhe mirënjohje për kontributin e ambasadores në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të saj në Maqedoni.

Dimitrov ka theksuar se kultivimi i dialogut politik dhe zhvillimi i bashkëpunimit gjithpërfshirës me Egjiptin është në interes për Republikën e Maqedonisë. Në atë drejtim në takim janë këmbyer mendime rreth mundësive për avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve, përfundimin e nismave të filluara dhe hapjen e të tjerave për bashkëpunim.

Ambasadorja i ka përshëndetur aktivitetet që Maqedonia i ka ndërmarrë në planin e jashtëm politik dhe ka shfaqur bindje se marrëdhëniet Egjipt-Maqedoni do të jenë të suksesshme edhe në të ardhmen. Ajo ka shfaqur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer me institucionet e Republikës së Maqedonisë, veçanërisht me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për sfidat e sigurisë botërore aktuale, luftën kundër terrorizmit dhe migrimit ilegal, si dhe për përpjekjet e përbashkëta të partneritetit për ballafaqim të tyre të suksesshëm.