Мinistri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev dhezëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev informoi për masën më të re që ka ndërmarrë qeveria, kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike në vend.

Bekteshi tha se kjo masë që u miratua, qëllim kryesorë ka amvisëritë  të cilëve u mundësohet shfrytëzimi i energjisë elektrike me tarifë të lirë nga të gjitha kategoritë, e në veçanti konsumatorët e rrezikuar siç janë personat e papunë, rastet sociale, punëtorët nga fabrikat e falimentuara dhe pensionistët.

‘Si Ministër përgjegjës për krijimin e politikave energjetike në shtet dua të bëj me dije se do të vazhdojmë në sjelljen e programeve dhe planeve për përmirësimin e efikasitetit energjetikë në sektorin rezidencial, transportit, komercial, industri dhe shërbimeve duke përfocuar masat dhe aktivitetet e ndryshme për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe ngritjen e vetëdijës tek të gjithë pjesmarrësist që të racionalizojmë shfrytëzimin sa më efikas të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë’, tha Bekteshi.

Këtu është me rëndësi që të gjithë qytetarët nëpërmjet fushatave informative, të ngrisin vetëdijen për shfrytëzim sa më racional të energjisë elektrike në të gjitha aspektet e përditëshmërisë, shtoi Bekteshi.

Me vendosjen e tarifës së lirë ditore për energji elektrike, tha Bekteshi, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2017, por e njëjta do të kompenzohet me punën efikase që do të bëjnë të gjitha kompanitë energjetike e në veçanti kompania shtetërore ELEM.

Ministri i Ekonomisë tha se do të vazhdojë të japë mbështetje financiare për dy masa që ndikojnë në përmirësimin e efikasitetit energjetik edhe atë mbështetje financiare për vendosjen e kolektorëve solar për ujë të nxehtë dhe ndërrimin e dritave të drurit me dritare PVC.

Global