Ministrat e Bujqësisë të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të RP të Kinës në “Forumin e sotëm të 12-të për bashkëpunim agro-tregtar dhe ekonomik” në Bërdo afër Kranjës, Slloveni, miratuan deklaratë të përbashkët për “Rolin e tregtisë ndërkombëtare dhe zinxhirin për furnizim me ushqim në nivel global dhe lokal”, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë.

Në takimin e sotëm ministrat e bujqësisë të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të RP të Kinës të cilat janë pjesë e platformës për bashkëpunim në fushën e bujqësisë „16+1“, diskutuam për avancimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë gjatë vitit të kaluar. Ministrat pozitivisht i vlerësuan realizimin e aktiviteteve në bazë të udhëzimeve nga Riga për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të RP të Kinës dhe të Agjendës afatmesme për bashkëpunim të ndërsjellë.

Në fjalimin e tij në Forum, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë Lupço Nikollovski, theksoi se tregtia ndërkombëtare dhe zinxhiri për furnizim me ushqim, si në nivel global, ashtu edhe në nivel lokal, janë faktor i rëndësishëm për zbutjen e varfërisë dhe arritjen e sigurisë së ushqimit si një ndër qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, që gjithashtu është pjesë e deklaratës së përbashkët nga ky takim i ministrave.

“Duke i përkushtuar rëndësi të madhe të mekanizmit për bashkëpunim „16 + 1“, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë ka luajtur një rol shumë aktiv, duke konsideruar nga themelimi i Shoqatës për avancim të bashkëpunimit në bujqësi ndërmjet vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe RP të Kinës. Ju bind se si Qeveri, do të vazhdojmë të japim kontribut të vlefshëm dhe konstruktiv për zhvillim të mëtejshëm të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta të cilat do ta avancojnë tregtinë me prodhime bujqësore dhe ushqim, hulumtim dhe zhvillim, këmbim i praktikave të mira për prodhim të qëndrueshëm bujqësor dhe përpunim të ushqimit”, tha Nikollovski.

Theksoi se bujqësia luan rol të rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë, sepse ai është sektori i tretë më i madh menjëherë pas shërbimeve dhe industrisë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosi agjendë ambicioze dhe do të bëjë intervenime serioze, që të arrihet konkurrencë në sektorin e bujqësisë përmes rritjes së prodhimit, cilësisë së lartë të prodhimeve, standardeve të sigurisë së ushqimit dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve natyrore”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Me miratimin e deklaratës së përbashkët, ministrat e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të RP të Kinës, u obliguan për ndërmarrjen e një sërë masash me qëllim të promovimit të mëtejshëm për bashkëpunim në fushën e bujqësisë „16+1“, ndërsa në bazë të dobisë së barabartë dhe të ndërsjellë. Masat e parapara janë në drejtim të përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në prodhimin bujqësor, përpunimin e prodhimeve bujqësore, zhvillim të mjediseve rurale, hulumtimeve shkencore, nxitjen e investimeve të përbashkëta dhe mbështetje të kompanive bujqësore që të bëhen investime në suaza të „16+1“, lehtësim të bashkëpunimit tregtar, përshpejtim  të procedurave vijuese për përmirësim dhe tregtinë me prodhimet bujqësore ndërmjet vendeve të cilat janë pjesë e platformës „16+1“.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Sllovenisë dhe ministër i Bujqësisë Dejan Zhidan, shprehu i falënderoi kolegët e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të RP të Kinës, për përkushtimin e tyre në procesin e avancimit të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë në suaza të platformës „16+1“. Përforcim të politikave dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të RP të Kinës është njëra ndër qëllimet kryesore të platformës „16+1“.

Sivjet vend mikpritës në Forum është Sllovenia, ndërsa ministrat e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të RP të Kinës, dhanë mbështetje që organizator i “Forumit të 13-të për bashkëpunim agro-tregtar dhe ekonomik” të jetë Lituania.

Forumi është në suaza të edicionit të 55-të të Panairit për ushqim dhe bujqësi „AGRA FAIR 2017“ që po mbahet në Gornja Radgona, Slloveni. Si ngjarje kyçe që sivjet e shënoi panairin është pikërisht takimi zyrtar në suaza të forumit dhe platformës „16+1“ ndërmjet ministrave të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të RP të Kinës.