Kroacia urgjentisht t’i heqë dispozitat nga Rregullorja për eksport të pemëve dhe perimeve të freskëta, kërkuan sot nga Sarajeva minsitri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe minsitrat kompetent nga Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Mirko Sharoviq, Rasim Ljajiq dhe Dragica Sekuliq, me ç’rast nënshkruan edhe konkludime tëp cialt do të dërgohen në Bruksel.

Siç kumtuan nga MBPEU, ministrat i bëjnë thirrje Kroacisë t’i heqë dispozitat nga Rregullorja, ndërsa shpenzimet për mbikëqyrje inspektuese të reduktohen në lartësinë e tyre reale. Njëherit minsitrat nënshkrues kërkojnë që këtë javë të mbahet takim urgjent me minsitrat kompetent nga Kroacia, ndërkaq me atë rast të kihet parasysh se çdo shtyerje për gjetje të zgjidhejs do të shkaktojë pasoja të dukshme ndaj prodhuesve nga vendet e rajonit, duke pasur parasysh atë se e tërë kjo po ndodhë në periudhë kur ka eksport të shtuar të pemëve dhe perimeve sezonale.

Ministrat nga rajoni në zgjidhej të problemit me Kroacinë i bënë thirrje të kyçet edhe BE-ja, ndërsa në[ konkludime theksojnë se secili vend, deri në zgjidhjen e problemit, për t’i mbrojtur interesat e veta ekonomike do të ndërmarrë masa dhe mekanizma konkret  për të cilët mendon se janëa dekuatë.

Nga MBPEU informojnë se tashmë kanë parashtruar  notë në Minsitrinë kroate të Bujqësisë për ndalim të Rregullores për kontroll gjatë eksportit të pemëve dhe perimeve