Një prind nga Haraçina pasi e ka bërë djalin e tij operacion thotë se asnjë mjek në Çair nuk e merr në dorë. Ai letrën e ka dërguar në portalin TetovaSot dhe kërkon ndihmën e ministrit Taravari për t’ia hapur derën ku do të trajtohet djali i tij siç duhet.

“Përshëndetje TetovaSot, djali im është i lindur me 4.07.2015, në spitalin e Çairit- Shkup nga ana e mjekëve në Çair është lënduar damari i qafës, 2 vjet rradhazi shkoj në spital në Ortopoedinë e Areodromit, dhe në Ortepedinë e Klinikës në Shkup ku aty e bëra edhe operacion para 10 ditëve, askush në spitalin e Çairit nuk e merr përgjegjësinë. Ju lus juve si gazetari të më ndihmoni që ki lajm të trokas në derën e ministrit për Shëndetësi zoti Arben Taravari. Djali në foto quhet Ibrahim Abduli Haraçinë une jam prindi i djalit” thuhet në letrën dërguar portalit TetovaSot.

https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1706712636028860/