Ingvar Kamprad është themelues i IKEA-s dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë

Pasuria e tij numëron një shumë prej 37 miliardë euro sipas Indeksit Bloomberg.

Megjithëse ka pasurimarramendëse, 91 vjeçari bën një jetë tejet modeste prej një njeriu të zakonshëm dhe kjo është arsyeja ndoshta pse ka pak njohuri rreth jetës private.

Ai vishet edhe me rroba të dorës së dytë ndërsa i lyen vetë flokët pë shkak të kostos më të ulët dhe për këtë ka marr edhe nofkën “miliarderi i çuditshëm”.

Por, ajo që tërheq më së shumti është edhe automjeti që shfrytëzon, vlera e të cilit kap shifrat prej katër mijë dollarë.

Suedezi ka njëzet vite që lëviz me një “Volvo 240”, i cili u prodhua në vitin 1993.

Këtë makinë, atëkohë e kishte blerë rreth 3.3 mijë euro (sipas kursit të sotëm valutor).

Theksojmë se karrierën prej biznesmenit e filloi së pari duke shitur shkrepëse dhe më pas lapsa për shkolla fillore.