Këshilli qendror i LSDM-së e ka zgjedhur Mile Zeçeviqin për shef të shtabit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale. Zgjedhja e tij ka shkaktuar frikë në VMRO-DPMNE, shkruajnë disa portale maqedonase, sepse si ish shef i DSK-së ka mjaft informacione kompromituese për udhëheqësinë e partisë më të madhe opozitare. Njëkohësisht ai është rizgjedhur për Sekretar Organizativ të LSDM-së, kurse Dejan Pavleski është rizgjedhur për kryetar të komisionit për pergatitjen e programit për zgjedhjet lokale. Ndryshe pas mbledhjes së kryesisë qendrore partiake, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se partia e tij do të shënojë fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale kundër VMRO-DPMNE-së.