Pas më shumë se 65 mijë të pranishmëve në ndeshjen e parë kundër Crajovës, në ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminator të Europa League, Milan synon sërish të ketë një stadium të mbushur, edhe përballë Shkëdijës së Tetovës.

Ndeshja është e vlefshme për “play-off”, që të lejon hyrjen në fazën e grupeve të trofeut të dytë më të rëndësishëm europian të futbollit.

Vetëm pas 2 ditësh shitjesh, kuqezinjtë raportojnë më shumë se 15 mijë bileta të blera.

Milan-Shkëndija do të luhet të enjten e ardhshme, që përkon edhe me mesgushtin e shenjtë të italianëve.

Në kulmin e vapës mbytëse që ka përfshirë gjithë Europën, milanistët janë të etur për ta parë në fushë skuadrën e tyre për sezonin e ri.

Ndërkohë, Milani raporton se 14 mijë tifozë kanë rinovuar abonetë e tyre sezonale vetëm gjatë fazës eliminatore të Europa League.