Torino ka refuzuar 70 milionë euro nga Milani për Belottin.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Torino ka refuzuar një ofertë nga Milani prej 70 milionë eurosh plus M’Baye Niang dhe Gabriel Palettan për sulmuesin e talentuar, Andrea Belotti, transmeton Gazeta Express.

 Milani është duke insistuar për ta transferuar me çdo kusht në “San Siro” sulmuesin italian, por Torino nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtari për më pak se 100 milionë euro, që është edhe klauzola e 23 vjeçarit.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se tani Torino ka refuzuar 70 milionë euro plus dy lojtarë, sulmuesin Niang dhe mbrojtësin Paletta, sinjale këtë se dëshiron vetëm 100 milionë euro.

Sulmuesi tjetër që kërkon Milani, Aubameyang, konfirmoi se do të vazhdojë të qëndrojë te Borussia Dortmundi.