Këtë të enjte zhvillohet ndeshja midis Milan dhe Shkëndijës, e vlefshme për kompeticionin e Europa Ligë, por para ndeshjes tetovarët kanë zgjedhur një formë shumë të qytetëruar për ti sfiduar 7 herë kampionët e Evropës.

Në një video ata kanë bërë krahasime midis kulturave, njerëzve të fmashëm të dy vendeve dhe çdo gjë tjetër.

Këto janë disa nga krahasimet e tyre: “Ju e pranojmë që tetovarët e pranojnë Monika Belucin, por italianët ende çmenden pas aktorit tetovar Blerim Destanit; italianët bien në dashuri dhe iu thyhet zemra shpejt, por ne mund tu ofrojmë kardiologun me famë botërore Omer Dzemaili; italianët mund të kenë picat dhe pastat më të mira, por ne kemi shefin e mirënjohur në Botë, Rene Redzepi; kapaciteti i stadiumit tuaj është 80 mijë persona; por qyteti ynë ka 100 mijë banorë”, janë disa nga krahasimet që kanë bërë tetovarët me Milanon.