AC Milan i është përgjigjur Shkëndijës së Tetovës, e cila sot bënte një krahasim me humor mes dy skuadrave dhe dy qyteteve
Vetëm pak orë pas postimit të videos nga Shkëndija, ku bënte një krahasim me humor mes dy skuadrave dhe dy qyteteve, ka ardhur edhe reagimi i MIlanit.
“Përshëndetje KF Shkëndija. Treguat shpirt të madh të rivalitetit të shëndetshëm. Do të jetë një kënaqësi t’ju presin të enjten në ‘San Siro’. Shihemi miq”, shkruhet në komenti i Milanit.
Milan dhe Shkëndija këtë të enjte do të takohen në fazën e play-offit të Europa Leagues.