Milan mposhti Shkëndijën e Tetovës me rezultat 6:0, në kualifikimet për fazën e Grupeve të Europa Leagues.
Megjithëse luante ndaj një skuadre shumë të vogël, numri i tifozëve në San Siro ishte shumë i madh. Për këtë ndeshje u shitën 40.613 bileta, aq sa ishin të pranishëm edhe në stadium.
Nga shitja e këtyre biletave, Milan ka fituar hiç më pak se sa 1.146.438.00 euro. Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës, ku edhe aty pritet të ketë një numër të madh të tifozëve.