Carlos Bacca “do të dëshironte të kthehej te Sevilla”, tha agjenti i sulmuesit, por “mbetja në Milan është gjithashtu një opsion”.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka hequr dorë nga sulmuesi Carlos Bacca, që kërkohet nga Olympique Marseille, Valencia si dhe Sevilla.

Por, agjenti i sulmuesit, Sergio Barila, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Bacca të vazhdojë të qëndrojë në “San Siro”.

“Është tashmë e ditur se ai do të dëshironte të kthehej te Sevilla. Ai kaloi momente të mrekullueshme të karrierës atje dhe kjo është pse do t’i pëlqente të kthehej”, tha agjenti, Sergio Barila.

“Bacca u transferua në Milan dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare, por fatkeqësisht ndryshuan shumë gjëra në skuadër (pronari, drejtori sportiv) dhe ata kanë ide tjera. Kjo është pse duhet të gjejmë një zgjidhje që i bën të gjithë të lumtur”.

“|Carlos dhe familja e tij me të vërtetë e pëlqejnë idenë e qëndrimit në Milan, kështu që mbetet një opsion”, theksoi mes tjerash agjenti i lojtarit.

Global