Deputeti i NISMA’s për Kosovën, Milaim Zeka, e ka zbuluar se prapa bllokadës politike qëndrojnë dy emisarë dhe një politikan.

Krejt këtë, sipas Zekës, po e bën për të treguar se në kohën kur udhëhoqi ai Qeverinë ishte “Epoka e artë”.

Zeka ka shkruar se Kadri Veseli dhe ambasadat e kanë kuptuar me vonesë talljen që po i bën institucioneve ky njeri. Nuk ia ka përmendur emrin, por, ish-gazetari ka aluduar se gjithë hallakamën është duke e bërë ish-Kryetari i PDK’së dhe ish-Kryeministri Hashim Thaçi.

“Teuta Rugova e kishte marre mesazhin te mos vinte fare ne seance. Labinot Tahiri u çarte, kur e kuptoi se hajgaret politike nuk kane fund. Me ne fund e kuptoi se krejte padashtas, ai u be tallesi me i madh i xheneralit Ramush Haradinaj!”, ka shtuar ai.

Reagimi i plotë i Milaim Zekës:

Dy emisar te nje politikani, shkaterruan seancen e dates 24 gusht

Biseda, takime, premtime pafunde, burrni e tradheti, te gjitha ishin provuar nga akter te ndryshem te politikes.

Nje hije e nje politikani te Kosoves, sikurse ne filmat e Hiçkokut, po vezhgonte çdo gje, permes syve, dhe vesheve magjik. Selamet i qonte permes emisareve te ndryshem te mediave, politikes, dhe biznesit. Ai fare nuk metzitet per qytetaret, per te cilet mendon qe jane pa memorie. Nuk merzitet per kolapsin ekonomik. Ai e ke nje deshire prej mazohisti, qe dy njerezeve te politikes: Kadri Veselit, dhe Ramush Haradinajt, me ju tregu se ai, dhe vetem ai, eshte baba qe kullet. Ai, dhe vetem ai, eshte arkitekti i çdo gjeje. Me ju tregu se ai do jet fitues i çmimit Nobel ne fizike, ngase, me shpikjet e tija politike, ka arritur qe deputetin ta shenderroje vertete nga njeriu ne robot, te quajtur vetem numer.

Dhe kur te gjithe prisnin se me 24 gusht do te votohej kryesia e Kuvendit, erdhi nje emisar biznismen, drejtor i nje kompanie biznesi ne Kosove, ku e solli porosine: Sot asgje nuk duhet me u ba! Edhe sot shkoni e banu hore. Ta marre vesh populli se vetem epoka ime ishte e arte. Nje bos i mediave mbeti me goje te hapur. Lajmin nuk munde ta transmetonte, sepse vet ishte pjese e ketyre negociatave.

Teuta Rugova e kishte marre mesazhin te mos vinte fare ne seance. Labinot Tahiri u çarte, kur e kuptoi se hajgaret politike nuk kane fund. Me ne fund e kuptoi se krejte padashtas, ai u be tallesi me i madh i xheneralit Ramush Haradinaj!

Kadri Veseli e kuptoi me vonese kollitjen mbas shpine. Vone e kuptoi se kush po deshiron qe te vras politikisht dy zogje me nje gur!

Edhe ambasadat e huaja mbeten me gishta ne goje. Vone e kuptuan lojen e …