Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se seanca e nesërme nuk do të anulohet.

Pas fjalës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i cili ftoi PAN-in që të tregojs e kur është data e përshtatshme për ta që të marrin pjesë në seancë, Mikullovci ka ndërhyrë për të treguar se seanca e nesërme do të mbahet.

“Seanca e nesërme nuk anulohet”, ka thënë Mikullovci.