Kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci ka komentuar paralajmërimet e PAN-it se as nesër mund të mos marrin pjesë në seancë.

Mikullovsi ka deklaruar se seanca do të mbahet edhe pa PAN-in.

“Çka të them, ne jemi mësuar tashmë me këto veprime të PAN’it. Seanca nesër do të zhvillohet edhe pa PAN’in. Unë do të kryesoj seancën si të gjitha herët tjera dhe nuk di çfarë them për mungesën e tyre, në rast se e bejnë këtë. Duket se më askush nuk di çfarë të thotë për këtë”, ka thënë Mikullovci për Periskopin.

Ndryshe, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka paralajmëruar se PAN mund të mos jenë present as në seancën e nesërme, të cilën e kanë thirrur vetë.